Ndërrimi i viteve do të jetë afati i fundit i Barcelonës për të mbajtur në ekip Dani Olmon dhe Pau Viktor. Në orët e fundit të këtij viti skuadra katalanase ka humbur dy betejat ligjore me entet përkatëse, të cilat nuk konsiderojnë si të rregullta parametrat financiare të klubit për të regjistruar për pjesën e dytë të sezonit dy lojtarët e lartpërmendur. Tani shpresa e fundit për Barçën është La Liga. Nësë kjo e fundit mund të pranojë si garanci financiare akordin prej 100 milionë eurosh që po lidh klubi me një fond nga Dubai për vendet “VIP” të “Spotify Camp Nou” atëherë Olmo do të vazhdojë që të jetë një lojtar i Barçës, në të kundërt fantazisti do të largohet. Ajo që e bën edhe më surreale këtë situatë është edhe fakti se Barça, përtej këtyre vështirësive financiare do të mund të bëjë merkato rregullisht në janar.
Barcelona, La Liga “shpresa” e fundit për të mbajtur Olmon
sfidanti.al