Te Barcelona janë të kënaqur nga Hansi Flick, me trajnerin që duket se po bën një punë të jashtëzakonshme te katalanasit. Në këto kushte, klubi i La Liga po planifikon zgjatjen e bashkëpunimit me teknikut, përtej kontratës aktuale që skadon në vitin 2026. Edhe pse ka ende kohë, te Barça nuk kanë dilema dhe duan të mbyllin një herë e mirë çështjen e trajnerit, duke i dhënë fund thashethemeve për një largim të mundshëm. Flick deri më tani numëron 43 ndeshje në krye të Barcelonës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.35 pikë për ndeshje.
sfidanti.al