Barcelona drejt sfidës me Napolin; Setien e ka gati formacionin

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien nuk ka dyshime përsa i përket sfidës së 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Napolin që do të luhet të shtunën në Camp Nou. Skuadra blaugrana, që në sfidën e parë në San Paolo barazoi 1-1, do të jetë në këtë sfidë pa Sergio Busquets dhe Vidal, 2 elementë shymë të rëndësishëm për mesfushën.

Po kështu nuk do të jetë as Arthur që tashmë po mendon për Juventusin, kështu që Setien në këtë repart do të aktivizojë treshen De Jong-Rakitic-Sergi Roberto të cilët i ka provuar prej kohësh në stërvitje, ndërsa në pankinë si alternativë do të jetë një prej xhevahirëve të akademusë Riqui Puig

Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’ formacioni I Barcelonës për përballjen me skuadrën e Gattusos është ky; Ter Stegen në portë, mbrojtja ësghtë e formuar nga Semedo, Lenglet, Pique dhe Jordi Alba. Në mesfushë janë ata që u përmendën më sipër, ndërsa në sulm është gati treshja Messi, Suarez, Griezmann; Napoli është paralajmëruar…

Sfidanti.al