Lazio pa titull, por Anna Falchi feston rekordin e Immobiles

Anna Falchi e ëndërroi për shumë kohë titullin e Serie A, por në fund u detyrua të dorëzohej, pasi skuadra e saj e zemrës, Lazio nuk ia doli mbanë. Megjithatë aktorja bukuroshe italiane ka dicka për të festuar, rekordin e sulmuesit Ciro Immobile që këtë sezon e mbylli me 36 gola të shënuar duke barazuar rekordin e Higuain dhe duke fituar Këpucën e Artë duke e sjellë në Itali këtë trofe pas 13 vitesh.

Pikërisht për këtë arritje të sulmuesit italian, Anna Falchi postoi në Instagram një foto ku duket me veshje intime me ngjyrë të kaltër, ashtu sikurse është edhe ngjyra e fanelës së Lazios.

Sfidanti.al