Barcelona, De Jong dëmtohet, jashtë fushave 2 javët e ardhshme

Frenkie De Jong do të qëndrojë të paktën 2 javë jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të pësuar në këmbën e djathtë që u zbulua pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore nga mesfushori holandez. Barcelona ditën e premte doli me një komunikatë ku theksoheje se futbollisti nuk ishte me skuadërn për shkak të një mbingarkese në këmbë, por pas 48 orësh rezultoi se dëmtimi ishte më i rëndë që e lë De Jong jashtë fushave edhe në ditët e ardhshme.

Sipas medias spanjolle, ky dëmtim do ta lërë holandezin jashtë aktiviteteve minimalisht për 2 javë që do të thotë se duke marrë parasysh axhendën e klubit katalanas, De Jong do të humbasë ndeshjet me Athletic Bilbao, Celta Vigon, Atletico Madrid dhe Villarreal.

Deri në këtë moment De Jong ka qenë në gjendje të driblojë dëmtimet dhe e vetmja ndeshje  ku ai nuk ka qenë i grumbulluar me Barcelonën ishte ajo me Granadën që ishte edhe e debutimit të Setien në muajin janar dhe e fituar nga blaugranar 1-0 në Camp Nou pasi ishte i skualifikuar. Ajo me Sevillan e mbyllur 0-0 ishte ndeshja e parë që holandezi e humbi për shkak dëmtimi në këtë sezon, ndërsa ndaj Leganes nuk u aktivizua dhe qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, që ishte edhe sinjali i parë se dicka nuk shkonte me mesfushorin e talentuar holandez.

Sfidanti.al