Bajerni I Mynihut dhe lufta e brendshme

Te Bajerni duket se ka shpërthyer një luftë e brendshme. Trajneri Hansi Flik kërkoi përforcime në në merkaton e muajit janar për pjesën e dytë të sezonit. Në një intervistë për ‘Sueddeutsche Zeitung’,  Flik konfirmoi se kishte nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues për shkak të dëmtimeve që kanë shoqëruar skuadrën,

Por Drejtori Sportiv I Bajernit, Hasan Salihamixhic nuk ishte dakord me këtë kërkesë të trajnerit për përforcime duke mohuar  cdo tentativë për blerjen e sulmuesit të Mancester Sitit, Leroi Sane, që aktualisht është I dëmtuar. Për më teper, boshnjaku u shpreh I habitur për këtë ekspozicion të trupit teknik nëpërmjet medias.

‘Nuk më pëlqen që të bëj planet për skuadrën nëpërmjet mediave-tha Salihamixhic nga Katari ku ndodhet Bajerni I Mynihut për fazën përgatitore-unë dua të ndihmoj trajnerin. Po kërkojmë opsione, por është e vështirë të bësh përforcime, pasi lojtarët më të mirë nuk gjenden në këtë sesion të merkatos’

Salihamixhic këmbënguli në qëndrimin e tij kur tha se e ardhmja e Bajernit nuk varet nga një mbrojtës I djathtë dhe konfirmoi se kampionët e Gjermanisë në këtë moment nuk do të bëjnë asnjë blerje

Sfidanti.al