Autopsia e Maradonës, agoni e gjatë dhe asnjë gjurmë alkooli apo droge

Një muaj pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës zbulohen detaje të autopsisë së trupit të tij. Sipas të përditshmes spanjolle AS, në organizëm nuk ka pasur gjurmë të alkoolit apo drogës, ndërkohë që u zbuluan gjurmë të medikamenteve antidepresive, antiepileptike dhe një medikament kundër astinencës së alkoolit, por nuk kishte asnjë gjurmë të mjekimeve për kardiopatinë e tij

Sipas analizave të kryera, maradona nuk  vdiq menjëherë, por vuajti për orë të tëra në dhomën e tij, deri në 6 apo 8 orë përpara edemës polmonare të shfaqur për shkak të pamjaftueshmërisë kardiake. Janë të gjitha këto, detaje të vlefshme për hetimet që po kryhen për gjetjen e përgjegjësve të vdekjes së Maradonës

Me fjalë të tjera, autopsia përforcon akoma më shumë hipotezën e krimit të kryer nga ata që monitoronin gjendjen shëndetësore të El Pibe De Oros.

Sfidanti.al