Atletiko mund Arsenalin, por protagonist u be Adan

Atletiko Madrid fitoi ndaj Arsenalit ne sfiden e luajtur per International Champions Cup. Gjithcka u zgjidh permes serise se gjuajtjeve te penalltive dhe madrilenet e fituan 3-1 nderkohe qe koha e rregullt u mbyll 1-1.

Protagonisti i madh per skuadren e Simeones u be pikerisht Antonio Adan. Ish portieri i Realit te Madridit qe vetem para pak ditesh u prezantua si lojtar i Atletikos, u aktivizua ne pjesen e dyte teksa mori vendin e Oblak.

Por shume shpejt u kthye ne heroin e ‘Los Colchoneros’ pavaresisht golit te pesuar. Ne fakt pas mbylljes se kohes se rregullt, Adan u impenjua te penalltite duke pritur 3 te Arsenalit, nderkohe qe u tregua i sakte ne tentativen e tij ne serine e 11 metershave.

Sfidanti.al