Atletiko dhe përforcimet në mbrojtje, Semedo ose Hysaj

Atletiko Madrid ka nisur punën për përforcimin e skuadrës dhe një nga pozicionet ku kërkohet rinovim është ai i mbrojtësit të djathtë. Në krye të listës së dëshirave te ‘Los Colchoneros’ qëndron Nelson Semedo i Barcelonës, por klubi katalanas e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që t’ia bëjë të lehtë punën skuadrës madrilene e për më tepër jo me cmim të lirë

Në këtë pikë, Atletiko ka filluar të studiojë edhe alternativa të reja në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre alternativave është pikërisht mbrojtësi i djathë i përfaqësueses shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj i cili duket se nuk ka më vend në planet e trajnerit Ancelotti për sezonin e ardhshëm.

Tashmë pretendimet e Napolit për kartonin e Hysajt kanë rënë ndjeshëm. Sipas të përditshmes ‘Il Roma’, tani presidenti i Napolit, De Laurentiis nuk kërkon më 50 milionë Euro, por 20 milionë, ndërkohë që Atletiko do ta shihte me sy të mirë mbylljen e këtij operacioni për një vlerë prej rreth 18 milionë Eurosh
Për më tepër, duket se Atletiko ka mbetur skuadra e vetme që kërkon Hysajn duke qenë se Juventusi e ka humbur interesin për të pavarësisht ardhjes së Mauricio Sarrit në pankinën e bardhezinjve.

sfidanti.al