Bayerni vazhdon të planifikojë lëvizje të tjera në merkaton e verës në funksion të sezonit të ri. Leon Gortezka është një nga emrat e nxjerrë në shitje e me sa duket për ish-futbollistin e Schalkes nuk mungojnë të interesuarit. Siç raportojnë njëzëri “Süddeutsche Zeitung” dhe “Bild”, klubi spanjoll, Atlético Madrid, e ka në fokusin e saj 29-vjeçarin. Përveç “Los Colchoneros”, sipas “SZ”, interes për shërbimet e Gortezkas ka shprehur edhe Napoli. Mesfushori, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në vitin 2026, kishte konfirmuar vazhdimisht në të kaluarën e afërt se donte të afirmohej në Mynih.
sfidanti.al