Asprilja shigjeton Rodrigezin: Është bërë egoist si Ronaldo!

 Ish-sulmuesi i përfaqësueses kolumbiane Faustino Asprilja, edhe sot e kësaj dite, vazhdon që të vlerësohet mjaft nga opinioni sportiv në Kolumbi, kështu që disa nga komentet e tij të fundit kanë tërhequr vëmendjen, për shkak se ato kishin të bënin me yllin e ekipit kolumbian dhe pjesëtarin e Realit të Madridit, Hames Rodrigez.

“Tino” i paharruar, kur luante, njihej edhe për shkak të temperamentit të tij problematik dhe momentet e papëlqyeshëm është jashtë fushës, por, megjithatë, sikurse thotë ai, në Kolumbinë e tij, askush nuk ka bërë ashtu në ekip, si Rodrigesi, në ndeshjen e fundit kundër Argjentinës. Asprilja thotë se Hamesi është bërë mjaft egoist, sepse shoqërohet, shpesh, me Kristiano Ronaldon. “Unë e dua shumë Hamesin, e respektoj atë, por e kam me të gjithë mend, kur them se ai duhet ta ndërpresë shoqërimin e tij me Ronaldon, pasi kjo gjë e dëmton atë. Shikojeni sesi sillet në fushë, po merr huqet e Ronaldos, kur atij nuk ia pasojnë topin. Kur Ronaldos nuk i japin topin, ai bën sikur u përmbys bota. Tani, kjo gjë po ndodh edhe me Hamesin. Të sillej ashtu në kohën time në ekip, ai do të hante ndonjë dru. Zënkat me lojtarët e ekipit të tij janë karakteristika të shpeshta të Ronaldos dhe, tani, ato po bëhen shenja dalluese edhe të Hamesit”, thotë Faustino.