Ashpërsohet Ligue 1, sa kartona të kuq në fillimin e sezonit

Pesë kartonat e kuq të dhënë në ndeshjes mes Paris Saint Germainit dhe Olympique të Marseille nuk ishin një rastësi. Klasikja e futbollit francez ishre ndeshja me më shumë kartona në histori  me 19 të tilla duke konfirmuar një tendencë që është shfaqur në 3 javët e para të kampionatit.

Janë 21 kartona të kuq të dhënë në këto 3 javë duke vendosur një rekord të ri negative. Kjo do të thotë se arbitrat e Ligue 1 e kanë forcuar dorën dhe nuk i kursejnë më kartonët. Nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg por te ndeshja e hapjes mes Bordeaux dhe Nantes ku pati një karton të kuq, i riu Zerkane. Lille-Rennes  për të njëjtën javë pati 2 kartona të kuq, nga 1 për secilin ekip, ashtu sikurse edhe Nimes-Brest.

Sezonin e kaluar në Ligue 1 u desh të zhvilloheshin 91 ndeshje për të arritur në kuotën e 21 kartona të kuq, këtë sezon ky numër të ndëshkuarish arriti në 61 ndeshje më pak. Për këtë arsye, skuadrat tashmë janë ankuar publikisht për të tentuar anulimin e një efekti që po kushtëzon shumë ndeshje në fillim të sezonit

Sfidanti.al