Brazil, rihapen stadiumet në tetor, në Rio De Janeiro

Tifozët e futbollit në Brazil do të kthehen në stadiume dhe kjo do të ndodhë pikërisht në Rio De Janeiro. Ai që e konfirmoi ishte Kryetari i bashkisë së këtij qyteti që është ndër më të goditur nga coronavirusi, Marcelo Crivella. Tifozët do të kthehen në impiante në muajin tetor edhe pse me numër të reduktuar dhe një sërë masash rigoroze sanitare.

Sipas ‘El Mundo Deportivo’, Crivella ka shprehur besimin për rihapjen e Maracanasë në 4 tetor për ndeshjen mes Flamengos dhe Atletico Paranaenses e vlefshme për javën e 13 të kampionatit brazilian. Për atë ndeshje, Crivella theksoi se janë në shitje 20 mijë bileta sa 1/3 e kapacitetit të stadiumit, një rregull ky që do të aplikohet edhe në ndeshjet e tjera që do të luhen në Rio de Janeiro

Ndeshjet e futbollit në Brazil u pezulluan në muajin mars për shkak të pandemisë coronavirus për t’u kthyer që të zhvillohen gradualisht që nga qershori edhe pse pa praninë e tifozëve në stadium, një situatë që deri në këtë moment qëndroi e tillë në të gjithë vendin.

Sfidanti.al