‘Përshëndetje, jam Gary Mabbutt’- Kjo ishte përmbajtja e një telefonate të marrë nga disa tifozë të Tottenhamit të cilëbe me siguri nuk iu besua se morën një telefonatë nga një legjendë e Hotspurs. Periudha e kufizimit dihet ishte një moment shumë i vështirë për të gjithë sidomos në Angli ku pasioni për futbollin është u madh dhe ku gjithnjë biletat janë të shitur të gjitha.
Për anglezët mosvajtja në stadium është shumë vështirë, ndërsa të qëndruarit mbyllur me detyrim është akoma më keq. Por Tottenhami e gjeti mënyrën sesi t’i bëjë të lumtur tifozët e tij
Protagonist i nismës u bë legjenda e kësaj skuadre Mabbutt që kaloi 2 orë në ditë në telefon me tifozët më të ndjeshëm të klubit londinez për t’u bërë shoqëri. Legjenda e Hotspurs kreu rreth 1000 telefonata duke u bërë kështu një pikë lidhjeje me tifozët dhe kushedi ndoshta kjo nismë do të vazhdojë. Duke parë suksesin e arritur madje mund të bëhet edhe dicka fikse.
Sfidanti.al