As  Messi e as Ronaldo, ambasadorja e Boterorit 2018 preferon…. Ramos

Quhet Viktoria Lopyerva dhe qshtë ambasadorja zyrtare e Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi. E apasionuar pas futbollit, bukuroshja ruse nuk I ka fshehur asnjëhetrë preferencat e saj për personalitete të ndryshme të këtij sporti. Përpara pak kohe Lopyreva kishte theksuar se admironte trajnerin ackual të Manchesteer City, Pep Guardiola, ndërsa tani iu përgjigj pyetjes së përjetshme se kë do të zgjidhte mes Messit dhe Ronaldos. Dhe përgjigjja ishte vërtet befasuese, pasi Viktoria tha se futbollisti të cilit do t’i gjunjëzohej është….. Sergio Ramos!

Por shumë shpejt ajo mendoi që të qetësojë edhe Pilar Rubion, të fejuarën e mbrojtësit të Realit të Madridit duke theksuar se ajo nuk duhet të shqetësohet pasi së bashku me Sergio Ramos formojnë ciftin e përsosur. Viktorya Lopyerva, tifoze e Bayernit të Mynihut, është modele, prezantuese në television dhe fituese e Miss Rusisë në vitin 2003. Është 32 vjec dhe ka pozuar më parë për revista prestigjioze si ‘Maxim’ apo ‘Cosmopolitan’. Më parë ka qenë modele për ‘Play Boy’ dhe tani është moderatore e programit ‘Loja Olympia’

Sfidanti.al