Arian Ademi: E vërteta triumfon gjithnjë, i falënderoj të gjithë

Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv ia uli dënimin pjesëtarit të përfaqësueses së Maqedonisë, Arian Ademi, që luan në Kroaci, ai u prononcua në profilin e tij në fejsbuk: “E vërteta triumfon gjthnjë, i falënderoj të gjithë”, shkroi në rrjetin social të lartpërmendur Ademi që, këtë qershor, do të mund të kthehet në fushën e futbollit, ndërsa, që nga shtatori i ardhshëm, kur të mbushën dy vite pezullimi, ai do të mund të luajë edhe në ndeshjet zyrtare. Gjykata ndërkombëtare e Lozanës e pranoi ankesën  e Arian Ademit dhe të klubit të tij, Dinamos së Zagrebit, duke ia ulur dënimin e tij të parë nga katër në dy vite, për shkak të një rasti dopingu.

sfidanti.al