Arbitri Gajager i kërkon fanellën Ronaldos, FIFA  tregon përrallën e radhës…

Federata botërore e futbollit, FIFA, i pëgënjeshtroi me forcë të gjithë pretendimet se një gjyqtar i saj i kishte kërkuar bluzën futbollistit të Portugalisë, Kristiano Ronaldo. Sipas medias, gjyqtari i ndeshjes mes Portugalisë dhe Marokut, Marko Gajager, i kishte kërkuar Ronaldos bluzën e tij. Ndaj spekulimeve të tillë, FIFA reagoi menjëherë:

“Z.Gajager u kontaktua nga neve dhe ne mund të konfirmojmë se ai nuk i ka kërkuar Ronaldos bluzën e këtij të fundit. Të gjithë gjyqtarët e FIFA-s i respektojnë rregullat e FIFA-s dhe ne mund të themi me përgjegjësi se një e tilllë nuk ka ndodhur. Gjyqtari i ka zbatuar të gjitha normat korrekte të gjykimit”, vuri në dukje FIFA.

Sfidanti.al