Ceremonia hapëse e Lojërave Dimërore u shndërrua në një shfaqje madhështore emocionesh dhe simbolesh, duke i dhuruar botës disa nga fotot më të bukura dhe më mbresëlënëse të viteve të fundit. Stadiumi legjendar “San Siro” u transformua për një natë në një skenë magjike, ku sporti, arti dhe muzika u bashkuan në një spektakël unik.
Pamjet ajrore të stadiumit të ndriçuar, me lojën e dritave që krijonte forma dimërore dhe ngjyra akulli, ishin ndër momentet më ikonike të ceremonisë. Koreografitë e sinkronizuara të qindra artistëve krijuan tablo të gjalla, që u fiksuan në fotografi të destinuara të mbeten historike. Çdo detaj ishte menduar me kujdes, nga kostumet futuriste deri te efektet vizuale që e bënë ‘San Siron’ të dukej si një arenë jashtë kohe.

