Ansu Fati preferon U21 dhe El Clasico kundrejt Botërorit U17

Federata Spanjolle e Futbollit dhe Barcelona kanë nisur bisedimet mes tyre për të gjetur mënyrën e aktivizimit të Ansu Fati me kombëtaren Iberike. Futbollisti, që u përfshi në listën paraprake të Spanjës U17 nga trajneri David Gordo për Botërorin e kësaj grupmoshe, mund të mos jetë në listën përfundimtare të kësaj skuadre, por mund të jetë në listën e të të grumbulluarve të trajnerit Luis de La Fuente I skuadrës së Spanjës U21 për ndeshjet me Gjermaninë dhe Malin e Zi që do të luhen në 10 dhe 15 tetor

Ky opsion do t’I japë mundësinë Ansu Fati që të jetë në El Clasicon ndaj Realit të Madridit që do të luhet në 26 tetor pasi nuk do të jetë me Spanjën në Botërorin e U17 që do të zhvillohet në Brazil ku do të qëndronte të paktën për 3 javë. Ky opsion është një zgjidhje shumë me mirë për të gjitha palët përvec trajnerit të U17, David Gordo që donte të kishte sulmuesin e Barcelonës nën urdhrat e tij.

Por klubi katalanas kishte edhe tema të tjera teksa në mënyrë ekstrazyrtare coi në zyrat e RFEF një notë proteste për këmbënguljen në lidhje me grumbullimin e Ansu Fati me përfaqësuesen në Botërorin U17 duke I kujtuar dy rastet më të fundit të Asensios dhe Rodrit që nuk shkuan në Evropianin e U21 gjatë muajve të verës.

Sfidanti.al