Ansu Fati nuk do të largohet nga Barcelona

Lajmi është shumë i mirë për klubin, për trajnerin Ksavi Hernandez, dhe për tifozët. Një talent si Ansu Fati ka deklaruar se do të qendrojë tek Barcelona edhe në të ardhmen, ndërsa për të ka diskutuar agjenti Zhorge Mendes. Portugezi, që tashmë i ka ndarë rrugët me Kristiano Ronaldon, bisedon me katalanasit edhe për dy lojtarë të tjerë, Lamin Jamal dhe Niko. Nga ana tjetër, problem në “Kamp Nou” është që disa futbollistë që janë në plan për t’u larguar, nuk duan që të ikin dhe kanë kontratë. Për Fatiun thuhet se ka oferta deri në 80 milionë euro.

Sfidanti.al