Në edicionin e kaluar të eliminatoreve të Kupës së Botës, në Budapest nuk patën probleme, ndonëse u ndalën në barazim 1-1 në “Uembi”. Këtë herë, “luanëve anglezë” u shkoi më keq në Budapest pasi u mundën 0-1 nga Hungaria vendase në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. “Djaloshi i artë” i sotëm i futbollit hungarez, Dominik Soboslai veshi “fanelën” e një Pushkashi apo Alberti për të ndëshkuar Anglinë që humbi ndaj Hungarisë për herë të parë që nga viti 1962. Nëse e kujtojmë, në eliminatoret e Botërorit Shqipëria shkëlqeu ndaj Hungarisë, madje edhe me lojë, por sidomos me dy golat që i dhanë dy fitoret, 1-0 në Elbasan dhe në “Pushkash Arenë”. Këtë herë, “Pushkashi” në fushë ishte sulmuesi shqiptar, Armando Broja, që shënoi dy gola spektakolarë. Epo anglezët nuk e kanë një Broja, ndonëse në ekipin e trajnerit Sauthgejnt luajnë të tillë si Harri Kejn, Mejzën Maunt apo Tami Abraham.
Sfidanti.al