Angel Maria Villar, jashtë UEFA, presidenti i RFEF jep dorëheqjen

Angel Maria Villar nuk ka më asnjë funksion në UEFA. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit që u arrestua pak ditë më parë me akuzën e korrupsionit dhe mashtrimit, nuk priti që ta shkarkonin, por i paraqiti menjëherë presidentit Ceferin, dorëheqjen e menjëhershme nga posti i tij si zëvendëspresident dhe anëtar i komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, dorëheqje që u pranua nga kreu i qeverisë së futbollit evropian. tashmë pritet që të njëjtën gjë, Villar ta bëjë edhe në FIFA. Në rast të kundërt Infantino do të aplikojë rregullin e ri të Kodit të Etikës së FIFA sipas të cilit anëtarët që janë nën hetim për cfarëdolloj krimi nuk do të mund të ushtrojnë më detyrat e tyre dhe do të shkarkohen nga posti që mbajnë.

sfidanti.al