Amir Rrahmani:Krenar që jam kapiteni i Kosovës

Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë për  “Radio CRC”.

“Ne po punojmë për debutimin tonë në kampionat, mendoj se jemi të gjithë gati. Kam luajtur për një vit në Verona, është një ndeshje kundër një ish-skuadre, por nuk vlen asgjë. Unë synoj të fitoj çdo ndeshje. Bëmë stërvitje të vështira me trajnerin Conte, por ai do që ne të jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të përballuar mirë të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe kupës. Ne duhet të jemi gjithmonë të karikuar kur dalim në fushë dhe, kur fitojmë ndeshjen, të jemi të lumtur që kemi dhënë gjithçka. Ky është gjithmonë objektivi ynë. Natyrisht edhe për ndeshjen e së dielës. Numër rekord ndeshjesh me kombëtaren? Kosova ka 5 vjet që luan ndeshje ndërkombëtare, është krenari e vërtetë, shpresoj që një ditë të luaj në një evropian apo në një Botëror, do të ishte e rëndësishme për ne sepse jemi një vend i vogël. Futboll që meriton më shumë vëmendje? Po, ka edhe lojtarë të tjerë të lindur në Kosovë, të cilët megjithatë luajnë në Shqipëri, ka shumë talente në Gjermani apo Zvicër, më pak në Itali”, ka thënë mes të tjerash Rrahmani.

sfidanti.al