Almeria, presidenti godet Zidan dhe I bën tag Materacit: Ishte mjaftueshëm fort?

Kanë kaluar rreth 14 vjet nga ajo natë në Berlin, por goditja me Kokë e Zidane ndaj Materacit mbetet një prej momenteve më ikonë në futbollin modern. Ai që mendoi t’ua kujtojë tifozëve të të mbarë botës këtë moment ishte Turki Al Sheik, presidenti I Almerias që përfitoi nga fakti që Guti është trajner I skuadrës për të organizuar një takim me trajnerin e Realit të Madridit duke imituar skenën e famshme të Olympiastadion.

Pasi regjistroi videon e episodit, Al Sheik e postoi në Tëitter duke I bërë tag Marko Materacit duke e pyetur: ‘E godita mjaftueshëm fort? Gjak arab!’ dhe përgjigjja e ish mbrojtësit të Interit ishte e menjëhershme: ‘Përshëndetje president, si jeni? Shpresoj t’ju takoj shpejt’.

Sfidanti.al