Daniele De Rosi largohet nga Boca Jr dhe përgatit lamtumirën nga futbolli

Daniele De Rossi I thotë lamtumirën futbollit për motive personale. Ish kapiteni I Romës, aktualisht pjesë e Boca Juniors, sapo ka lënë grumbullimin e skuadrës argjentinase dhe në ditët e ardhshme do të  udhëtojë drejt Italisë ku do të  komunikojë vendimin e tij përfundimtar dhe zyrtar për të ardhmen e tij.

Mesfushori verdhekuq do të flasë në një konferencë për shtyp që do të organizohet në një kohë të shkurtër ku do të shpjegojë edhe arsyet e vendimit të tij, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e kthimit të tij te klubi I Romës për të marrë një rol drejtuesi.

Sfidanti.al