Në pritje të grumbullimit në kombëtaren e Brazilit, ai ka nisur praktikën me skuadrën e klubit. Ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje, qoftë zyrtare apo miqësore, por edhe fakti se Nejmar nisi stërvitjen, është me rëndësi të madhe. Tifozët “karioka” janë në delir sepse ylli kryesor i “Selesaos” u duk në formë të plotë gjatë seancës stërvitore me Paris SG në “Park dë Prensis”.
“Ney” u dëmtua që në shkurt dhe mungoi në fazën e fundit të sezonit, kur PSG fitoi titullin, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës, ndërsa u eleminua nga Reali në Champions. Gjithsesi, ai ka mundësi të aktivizohet në një ndeshje në Ligue 1, pasi parizienët do të luajnë këtë fundjavë ndaj Kaenit dhe trajneri Emeri mund ta hedhë në fushë sulmuesin për disa minuta. Kjo do ta ndihmonte sado pak për të qenë edhe më shumë në formë për Kupën e Botës me Brazilin.
Sfidanti.al