Aleks Morgan kundër Ronaldos: Si lojtar është më I miri, por si njeri….

Aleks Morgan është një personalitet në SHBA, por edhe kampione e botës në futbollin e femrave me përfaqësuesen e vendit të saj. Dhe ashtu sic bën shoqja e saj e skuadrës, Rapino, nuk ka frikë të shprehë atë që mendon. Përpara pak muajsh, Morgan bëri një postim që kishte të bënte me Kristiano Ronaldon teksa publikoi linkun e një artikulli ku portugezi përkufizohej si ikona e korrupsionit në sport.

Këtë radhë futbollistja amerikane zgjodhi ‘Sports Illustrated’ për të folur sërish për Kristiano Ronaldos duke iu kthyer akuzave për përdhunim që më pas u arkivuan dhe që për më tepër ajo do ta takojë edhe në 23 shtator në ceremoninë e ndarjes së Cmimeve FIFA The Best.

‘Nuk besoj se do ta trajtoj ndryshe nga personat e tjerë që do të takoj-tha Morgan-në botën e sotme shumë femra thonë fjalën e tyre dhe është e rëndësishme që t’I mbështesim. Shumë njerëz tani fillojnë e pyesin se kush ka të drejtë e kush jo. Dhe duke parë historinë e Ronaldos, mendoj se ekzistojnë shumë prova që të mund të mbulohen. Por unë besoj se në fund paraja ndihmon gjithmonë në raste të tillë.

Aleks Morgan shpjegon se në gjykimin e saj bën një ndarje të Ronaldos si futbollist dhe si njeri.

‘Akuzat ndaj tij u arkivuan dhe ai është kthyer të luajë-tha Morgan-me këtë nuk dua të them se nuk është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Por ajo që bën në profesionin e tij, që argëton njerëzit, nuk ka të bëjë fare me të qenit e tij si njeri ose me atë cfarë mund te ketë bërë dhe do të vazhdoj t’I jem besnike mendimit tim’.

Sfidanti.al