Bayerni i Mynihut zhvilloi seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me lajmin e mungesës së Alphonso Davies. Ishte vetë klubi bavarez që e bëri të ditur faktin që 19 vjecari kanadez nuk ishte i pranishëm në stërvitje dhe se mund të mos jetë në sfidën e së premtes.
Sipas Bayernit mbrojtësi është lënë pushim për të mos rrezikuar për shkak të një problemi të shfaqur në aduktorë. Evoluimi dhe fizioterapia do të përcaktojnë nëse Davies do të mund të stërvitet ditën e enjte apo jo me skuadrën
Alphonso Davies ishte zbulimi i madh i Bayernit në këtë sezon duke qenë një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes së skuadrës kampione të Gjermanisë. Nëse Davies nuk do të jetë në gjendje që të luajë ndaj Barcelonës, atëherë në vendin e tij do të luajë David Alaba. Në dyshim për Bayernin është edhe Kingsley Coman i cili nëse nuk do të jetë gati të premten do të zëvendësohet nga Ivan Perisic.
Sfidanti.al