Kur trajner ishte Zhoze Murinjo, mori shumë kritika dhe u mendua se karriera e tij në “Old Traford” do të ndërpritej shpejt. Antoni Marsial, gjithsesi, ka pësuar një ndryshim rrënjësor këtë sezon, duke shënuar 23 gola e duke shërbyer 9 asistë, e mediat angleze tani po e quajnë një “Ferrari” që kushton 100 milionë paundë stërlina. “Deili Meili” shkruan se meritën kryesore për transformimin e sulmuesit francez e ka trajneri Ole Gunar Solskjer, i cili ka biseduar sy më sy me të, si burrat domethenë, duke e bindur se ai ka potencial të madh dhe se e ka gjithë mbështetjen në klub. Solskjeri i tha Marsialit që të luante “mes dy shtyllave”, pasi kështu do të ishte më efektiv, dhe tashmë Mançester Junajtidi ka një treshe sulmi të fortë, të përbërë nga Markus Rashford, Antoni Marsial dhe Grinvud, edhe pse hera-herës ka pasur kritika për ta.
Sfidanti.al