Aguero, “dashuria” ndaj arbitres për fat të mirë nuk u ndëshkua!

Ishte një moment instinktiv kur një burrë debaton me një grua. Kun Aguero me gjasë u nis nga pozita paternaliste, pra pak a shumë “nga lart-poshtë”, ndërsa kundërshtoi vendimin e arbitres anësore Sian Mejsi-Elis në ndeshjen Mançester Siti-Arsenal për Premier Ligën. Sulmuesi i Sitit i hodhi dorën në qafë arbitres ndërsa diskutoi me të, një ofezë sipas të gjitha rregullave, dhe gjest i dënueshëm sipas normave të vitit 2016 për arbitrimin në futboll. Për fatin e mirë të Agueros nuk pati pasoja, pra ai nuk mori ndonjë karton, ndërsa edhe mund të ishte përjashtuar. Pep Guardiola e mbrojti lojtarin e tij duke e quajtur “djalin më të mirë që unë kam njohur”, por analistët e kritikuan. Jan Rajt tha se “veprimi i Agueros ishte i panevojshëm dhe padronizues”, ish-arbitri Kris Foi deklaroi se “sjellja e Agueros ishte agresive dhe konfrontuese”, ndërsa ish-shoku i Agueros, Riçardsi tha për “Skaj Sportsin” se “veprimi i Kunit nuk u duk aspak i mirë”.

Sfidanti.al