Zëra nga Gjermania, konkretisht nga tabloidi “Bild”, flasin për një kalim të mundshëm të Karim Adeyemi tek Interi në merkaton e janarit. Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund në të kaluarën ka qenë shumë afër Juventusit, në kohën kur në stolin bardhezi sapo ishte ulur Thiago Motta.
Drejtuesit e Interit janë të vendosur për t’i dhuruar trajnerit Cristian Chivu një sulmues anësor të shpejtë, në gjendje të krijojë rrezik edhe duke ndërtuar lojën i vetëm. Një profil i ngjashëm me atë të Lookman. Këto karakteristika Adeyemi i ka dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Interin. Problem mund të jenë bisedimet me Borussia-n, sepse drejtuesit e klubit gjerman nuk i lëshojnë kurrë lehtë “xhevahiret” e tyre, siç është Adeyemi. Interi ka filluar lëvizjet që tani, sepse për sulmuesin gjerman është futur në garë edhe Manchester United.
sfidanti.al

