Natyrisht, nuk është e lehtë që të paguhet as kartoni, por gjithsesi një klub i madh anglez mund të japë 75 deri në 90 milionë euro për një lojtar tepër të rëndësishëm dhe ende të ri. Liverpuli hyn në garë për Erling Halandin, të paktën sipas mediave angleze, ndërsa problem i madh për të sjellë norvegjezin në “Anfild” është rroga që kërkon ai. Agjenti Mino Raiola mësohet se sezonin e kaluar kërkoi shifra skandaloze, deri në 30 milionë euro në sezon apo më shumë, si dhe një komision shumë të madh për veten, diçka që prishi akordin e mundshëm me Çelsin. Nuk pritet që këto pretendime të ulen verën që vjen. Nga ana tjetër, Liverpuli do të kishte konkurrencë të madheë për të marrë Halandin sepse flitet se Reali, Bajerni, Siti, Çelsi apo Junajtidi do të jenë në garë, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëjë Paris SG. Kjo do të bënte që shifra e kartonit të rritej, dhe Liverpuli do ta kishte më të vështirë.
Sfidanti.al