Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është kthyer në një titullar të padiskutueshëm të Atalntës. Mbrojtësi kuqezi ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes në suksesin 2-0 në transfertë përballë Venezias të skuadrës zikaltër, sfidë e vlefshme për javën e tetë të kampionatit italian. Mbrojtësi shqiptar është kthyer tashmë në një pikë referimi në prapavijën e Atalantës.
“Edhe para se të arrija 150 ndeshje me Atalantën jam ndjerë si lider. Kemi shumë të rinj: mendoj se mund të ndihmoj me përvojën time këtyre djemve, të cilët duhet ta çojnë skuadrën përpara”, ka thënë Gjimshiti për mediat italiane.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Fiorentina ka mposhtur me rezultatin tenistik 6-0 Leçen në transfertë, ndërsa Napoli ka fituar 1-0 në Empoli. Ismajli ka luajtur si titullar kundër kryesuesve të Serisë A, ndërsa Ramadani ka luajtur 75 minuta në humbjen ndaj Fiorentinës.
sfidanti.al