Mitaj si Iniesta, goli spektakolar në Arabi bën xhiron e botës

Mario Mitaj gjeti golin e parë në Arabinë Saudite me fanellën e Al Itihad, në ndeshjen ndaj Al Qadisija. Mbrojtësi kuqezi ishte protagonist në minutën e 81-të, duke gjetur rrjetën dhe duke çuar shifrat në 3-1. Shqiptari nuk u dorëzua edhe pse ishte i rrethuar nga pesë kundërshtarë, duke rifituar topin para se ta dërgonte në rrjetë. Një veprim që na kujton Iniesta-n, i cili në shpesh raste rrethohej nga disa kundërshtarë.

sfidanti.al