Për Peter Itodo Mandelën nuk ka nevojë për shumë komente, flasin golat që sulmuesi titullar i Dinamos ka shënuar deri tani. Futbollisti 21-vjeçar ka shënuar nga një gol në tri ndeshje radhazi, duke i dhënë pikë të rëndësishme skuadrës, sidomos kundër Skënderbeut, kur me një veprim individual nxori ekipin nga një moment shumë i vështirë.

