Trabzonspor, shansi i fundit për Manajn

Rey Manaj ende ka shumë shpresë të shkojë te Trabzonspor, një emër i rëndësishëm i elitës së futbollit turk, i cili po bën gati sulmin e fundit për ta marrë “yllin” e Kombëtares shqiptare. Skuadra e shquar turke ka gati një muaj që nuk ka shënuar gol, dhe zgjidhja e vetme e këtij problemi është

Vazhdoni leximin →

Daja debuton kundër ish-skuadrës

Partizani rigjen Ilir Dajën dhe e anasjelltas në një ndeshje zyrtare pas plot 21 muajsh. Aventura e fundit në Shqipëri për 57-vjeçarin tiranas ishte Partizani. Në 2021-2022-shin ai i kaloi “tangjent” titullit, por afro 6 muaj më pas u largua pa shumë lavdi, pas një derbi të humbur me shifrat 1-2 kundër Tiranës së Shehit.

Vazhdoni leximin →

Kosovë e re me histori i vjetër

Nuk arrin të dalë nga vorbulla e rezultateve jo shumë pozitive Kosova që dorëzohet keqazi në Prishtinë përballë Rumanisë. 3-0 fituan miqtë në derbin e Ballkanit por më shqetësues se rezultati është loja që propozon skuadra e Fodas. Me shumë yje në ekip, trajneri austriak nuk është në gjendje të krijojë ende një grup të

Vazhdoni leximin →

Shqipëria U-21 triumfon në Lozanë

Kombëtarja shqiptare U-21 regjistroi një fitore fantastike në transfertë ndaj Zvicrës me rezultatin 2-1. Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit nga kuqezinjtë që falë këtij triumfi rihapin garën për kualifikim në Europianin “Sllovaki 2025”. Në Lozanë në stadiumin “Stade de la Tuilière”, lojtari që vulosi fitoren e madhe të Shqipërisë ishte Adrion Pajaziti,

Vazhdoni leximin →

Shqipëria U-17 mundet nga Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot takimin e dytë miqësor me Luksemburgun U-17. Ndeshja e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren e Luksemburgut me rezultatin 3-0. Trajneri Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Luksemburgut: Daniel Culi (GK), Fabian Nuhaj, Kris Gecaj (C), Darli Kurti, Ernesto Marqeshi, Andreas Llana, Evangelos Gjoka, Alen

Vazhdoni leximin →

Egnatia rekordmene edhe në arkëtime

Klubi rrogozhinas ka tashmë një politikë të qartë për të ecur përpara. Ka një objektiv të dyfishtë që Egnatia kërkon ta arrijë paralelisht dhe sezonin e fundit ia arriti qëllimit. Kjo skuadër fitoi titullin e parë kampion në historinë e klubit, por edhe Kupën e Shqipërisë, duke regjistruar kështu sezonin më të suksesshëm. Por jo

Vazhdoni leximin →

Partizani me sytë nga akademia

Partizani veçanërisht në sezonet e fundit është përpjekur të hapë më shumë dyer në ekipin e parë për lojtarët e akademisë, pavarësisht se deri më tani asnjë prej të rinjve nuk ka arritur të shkëlqejë sa duhet dhe të depërtojë në formacionin e parë. Gjatë kësaj vere në ekip janë afruar dy të rinj premtues

Vazhdoni leximin →

Cristiano Ronaldo arrin shifrën e 900 golave

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierën e tij profesioniste të enjten (5 shtator) në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Ligën e Kombeve 2024/25 kundër Kroacisë në Estádio da Luz në Lisbonë, duke zgjeruar rekordin e tij mbi Lionel Messin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Deri më sot, 769 nga 900

Vazhdoni leximin →