Bullgaria e sotme padyshim që është tepër larg asaj të kohëve kur luante Asparuhovi apo Stoiçkovi, por gjithsesi kur ajo mundet 4-0 është një lloj lajmi. Kjo, edhe kur ndodh në stadiumin “Uembli” të Londrës përballë Anglisë së Garet Sauthgejtit. Kaq i mirë ishte ekipi gjysmëfinalist i Botërorit, saqë nuk e pati aspak problem kundërshtarin
Franca na mundi, por problem është se na mundi shumë lehtë!
Nuk po e krahasojmë me epopetë e 2014-ës dhe 2015-ës, që në fund të fundit ishin miqësore. Dueli i humbur 1-4 në fushën e Francës, në eleminatoret e Europianit, ishte shumë larg edhe humbjes 0-2 pësuar në fazën e grupeve të Europianit paraardhës, atij të vitit 2016. Nëse skuadra e De Biazit luftoi “dhëmb për
Kosova i afrohet ëndrrës, Muriqi e Vojvoda përmbysin Republikën Çeke
E kishte treguar edhe më parë, por po bind gjithnjë e më shumë. Kosova është një fuqi e re e futbollit kontinental, duke iu afruar mjaft kualifikimit për në finalet e Europianit. Skuadra tjetër shqiptare, më e reja në botë, nuk tregoi asnjë lloj kompleksi as ndaj Republikës Çeke me shumë traditë, duke e përmbysur
Bartomeu del ballëhapur: Mesi e fitoi vetë lirinë për të ardhmen!
Ka disa kode morale, të pashkruara, që tregojnë sesi duhet të sillet njeriu “siç duhet”. Zhozep Maria Bartomeu mund të mos ketë marrëdhënie shumë të mira me Lionel Mesin, por as nuk mund të gënjejë veten për relatat që duhet të ketë me kapitenin. Presidenti i Barcelonës nuk ngurroi të pohonte ballëhapur (dhe, besohet, me
Karl Ljuisi “ngroh” Francën para Shqipërisë, kampioni takohet me kampionët!
Një kampion e ndjen vete mirë bashkë me kampionët. Kjo ka qenë një nga arsyet e vizitës së Karl Ljuisit, legjendës së atletikës botërore, në kampin stërvitor të kombëtares së Francës. Kampionët e rruzullit në fuqi në futboll, u takuan me nëntë herë kampionin olimpik dhe 8 herë kampionin botëror, në kompleksin “Klerfonten”, ndërsa përgatiteshin
Pse duhet ta ketë frikë Franca, Shqipërinë! Edhe në Paris e bëjnë një analizë!
A thua edhe një superfuqi e tillë duhet të ketë frikë? Aq më tepër kur luan ndaj njërës prej skuadrave modeste të Europës? Revista e shquar e Parisit, “Frans Futboll” shkruan se Franca me të vërtetë duhet të trembet për ndeshjen ndaj Shqipërisë, këtë të shtunë. Në numrin e kësaj jave, media e shkruar e
Pak Real e Barça, por shumë homazh për vajzën e Luis Enrikes tek Spanja
“Furitë e kuqe” vazhduan marshimin e tyre triumfal drejt finaleve të Euro 2020-ës, me fitoren në fushën e Rumanisë, ndërsa ishin shumë të paktë lojtarët nga dy skuadrat gjigande spanjolle, e u nderua kujtimi i vajzës së ndjerë të Luis Enrikes. Pak ditë më parë, 9-vjeçarja Hana u shua pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa
Bajerni vë bast se Sane do të shërohet, gati 150 milionë euro për të!
Nuk e realizoi dot objektivin e madh të verës, por jeta vazhdon, dhe nëse arrihet në janar apo verën e ardhshme, prapë do të ishte mrië. Bajerni, raportohet se, po mendon sërish për Leroi Sanenë, yllin e dëmtuar të Mançester Sitit e të Gjermanisë, që do të mungojë disa muaj. Lojtari 23-vjeçar i krahut thuhet
Franca “e plagosur rëndë”, por shumë e qeshur në prag të Shqipërisë!
Shqetësimi ishte që ditën kur nisi grumbullimi. Trajneri Didie Deshamp i kishte marrë lajmet që Franca e tij nuk mund të luante ndaj Shqipërisë me potencialin e saj të plotë. Kilian Mbape i Paris SG, u dëmtua i pari, dhe pas tij edhe mbrojtësi i Mançester Sitit, Ajmerik Laporte. Mungesë në apel edhe për sulmuesin
Reja bën gati “bunkerin” për Francën, por a do prishet tradita zyrtare negative?!
Vërtet ia kemi dalë jo një, por dy herë, por kjo nuk do të thotë gjë. Me Francën, ashtu si me Turqinë, kemi fituar e barazuar miqësoret, por kemi dështuar në duelet zyrtare, ndaj të shtunën në “Stad dë Franc”, trajneri Edi Reja do të përpiqet të ndryshojë pikërisht këtë traditë. Ashtu siç pritej, italiani