Lituanezi nuk mbush as javën, Flamurtari vendos rekord

Justinas Janusevskis nuk do të jetë më mbrojtës i Flamurtarit edhe pse nënshkroi me kuqezinjtë vetëm 6 ditë më parë. Vlonjatët njihen për gjaknxehtësinë por që durimi i tyre të zgjaste kaq pak, kjo nuk ishte parashikuar. Një lëvizje kjo e papritur për shkak se futbollisti u afrua para 6 ditësh tek ky klub. Më përpara Janusevskis ka luajtur në disa ekipe në vendlindjen e tij. Lituani. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi vlonjat përmes një postimi në rrjetet sociale. Njoftohet se klubi ka mbyllur bashkëpunimin me konsensus me lituanezin.

sfidanti.al