Partizani ndalet edhe në Kurbin

Mbyllet në barazim pa gola 0-0 sfida Laçi-Partizani. Vendasit kanë qenë më kërkues në pjesën e parë, duke dominuar kundërshtarin, madje i janë afruar golit në disa raste, por portieri Qirko ka ruajtur të paprekur portën e Partizanit. Edhe në pjesën e dytë janë kurbinasit ata që shfaqen më kërkues, por nuk arrijnë që të finalizojnë rastet

Vazhdoni leximin →

Armenia, “poker” golash ndaj Shqipërisë

Shqipëria e futbollit të sallës ka pësuar humbjen e dytë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2026. Një poker golash nga skuadra armene, e cila ka shfrytëzuar maksimalisht faktorin fushë. Lojtarët e kombëtares sonë, të cunguar edhe për shkak të mungesave, kanë rezistuar për 16 minuta, ndërsa janë munduar të mbrohen fort dhe të kundërsulmojnë rrezikshëm.

Vazhdoni leximin →

Daku, trajneri i Rubin Kazan shuan dilemat

E ardhmja e Dakut do të jetë të Rubin Kazan. Kjo është ajo që ka thënë trajneri i skuadrës ruse Rahimov, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Gjithmonë do të ketë thashetheme për largimin, kështu që nuk e shoh me kuptim që të deklarosh se do të qendrosh. Që kur ka qenë këtu, kemi folur

Vazhdoni leximin →

Elbasani forcohet në sulm

Elbasani ka përforcuar sulmin në ditën e fundit të merkatos së janarit duke transferuar një maroken. Karim Loukili është lojtari më i ri i skuadrës verdheblu. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Elbasanit përmes një postimi në faqen zyrtare. “Sulmuesi maroken vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në Erste Divise

Vazhdoni leximin →

David Atanaskoski rikthehet te Partizani

Skuadra e Partizanit ka bërë një goditje të madhe në orët e fundit të merkatos duke rikthyer në kryeqytet David Atanaskoskin. Mbrojtësi i majtë i cili ishte pjesë e Partizanit për dy sezone, pas eksperiencës në Rumani rikthehet në Shqipëri duke konfirmuar kështu se “të kuqtë” mbeten e vetmja zgjedhje në kampionatin Shqiptar. Atanaskoski ka firmosur me

Vazhdoni leximin →