Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, ndoqi të shtunën së bashku me bashkëshorten, Mbretëreshën Máxima, dhe princeshën Ariane, një nga tri vajzat e çiftit, ndeshjen e Botërorit mes Holandës dhe Suedisë, të fituar bindshëm 5-1 nga Malen dhe shokët e tij. Në tribunë, sovrani ishte ulur, natyrisht si i ftuar nderi, pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

