Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor. Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.
