Real Madridi është interesuar kohët e fundit për mbrojtësin kanadez të Bayern-it, Alphonso Davies. Mbrojtësi i majtë konsiderohet një “xhevahir” për klubin gjerman dhe me paraqitjet e tij i ka bërë për vete të gjithë në Bavari. Nga ana tjetër Real vuan për një mbrojtës të majtë të qëndrueshëm dhe Davies shihet me mjaft perspektivë.

