Totti festoi 44 vjetorin e lindjes, Roma uron kapitenin e përjetshëm

Dyzetekatër qirinj për Francesco Tottin që të dielën festoi ditëlindjen e tij, ndërkohë që është në pritje nëse do të kthehet në bordin drejtues të verdhekuqve apo jo. Klubi verdhekuq nuk e ka harruar kapitenin e përjetshëm të saj dhe nëpëmjet një postimi në rrjetin Twitter i uroi ditëlindjen legjendës italiane të futbollit. ‘Gëzuar Ditëlindjen Francesco-shkruhej në postimin e Romës që e shoqëroi mesazhin edhe me dy zemra me ngjyrat e verdhë dhe e kuqe, ndërkohë që mesazhi u shoqërua me një kolazh me shumë foto të Tottit me fanelën e skuadrës  me të cilën ka luajtur për më shumë se 30 vjet.

Francesco Totti mund të emërohet zëvendëspresident i Romës në vend të Baldissonit ose Drejtor Teknik, ndërkohë që është në pritje të një takimi me Friedkin që nuk është zhvilluar ende.

Ndërkaq urimet për Francesco Tottin erdhën edhe nga Kombëtarja Italiane në profilin e saj në rrjetet sociale dhe nga vetë Komiteti Olimpik Italian, CONI: “Mbush 44 vjec kampioni ikonë i botës që me Kombëtaren ka 58 ndeshje dhe 9 gola. Pasimet, assistet dhe golat e tij i kanë habitur të gjithë të apasionuarit e futbollit’.

Sfidanti.al