PSG, Neymar do të luajë në ndeshjen ndaj Reims

Paris Saint Germaini mbrëmjen e së dielës do të luajë ndaj Reims në një ndeshje të komplikuar për kreun e Ligue 1. Pas 2 fitoreve radhazi, ujërat te kampionët e Francës janë qetësuar dhe Tuchel  për herë të parë që pas fnales së Ligës së Kampioneve do të ketë nën urdhrat e tij, 2 yjet e skuadrës pariziene, Neymar dhe Mbappe.

Për brazilianin ajo e kësaj të diele mund të jetë e fundit për 2020 me fanelën e Paris Saint Germainit, duke qenë se të mërkurën, Komisioni i Disiplinës së LFP do të japë vendimin në lidhje me akuzat për homofobi dhe racizëm ndaj sulmuesit 28 vjecar të bëra në ndeshjen me Marseille.

‘Neymar do të kthehet me ne  ashtu sikurse edhe Diallo e Paredes-konfirmoi trajneri Tuchel-kemi punuar shumë këtë javë dhe me shumë cilësi. Gjithsesi ende nuk kam vendosur nëse do të luaj me të 4 sulmuesit e mi’.

Po kështu, ndaj Reims do të luajë edhe Di Maria pavarësisht se argjentinasi u dënua me 4 ndeshje pezullim pasi pështyu Alvaro Gonzales  në sfidën PSG-Marseille. Në fakt Di Maria do të nisë kryerjen e dënimit duke nisur nga java e ardhshme e kampionatit.

Sfidanti.al