MotoGP, Rossi ende në pistë, zyrtarizohet akordi me Petronas

Aventura e Valentino Rossit në MotoGP do të vazhdojë edhe për një vit e ndoshta për më shumë. Tashmë akordi mes Doktorit dhe Yamaha Petronas është zyrtare për sezonin 2020/21 me opsion për rinovimin edhe për një vit në bazë të rezultateve që do të arrijë italiani sezonin e ardhshëm. Pas kësaj 41 vjecari do të mund të nisë jetën e menaxherit të skuadrës VR46 që është gati të vijë në klasin mbretëror të motociklizmit.

Lajmet kishin filluar të qarkullonin prej kohësh, por firma u hodh vetëm këtë fundjavë në Katalonjë, ku Rossi do të zhvillojë garën e tij të 350 në Botërorin e MotoGP. Te Yamaha Petronas që është skuadra satelit e Yamaha M1, Rossi do të ketë si shok skuadre Franco Morbidelli

‘Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të garoj dhe që do ta bëj këtë me skuadrën Petronas-tha Rossi pas zyrtarizimit të firmosjes së kontratës-u mendova shumë përpara se të merrja këte vendim sepse sfida po ndizet gjithnjë e më shumë. Për të qenë në majat e MotoGP duhet punuar shumë, të stërvitesh përditë dhe të bëj një jetë sportisti. Por mua më pëlqen akoma kjo dhe kam ende dëshirë për të drejtuar motorin’.

Sfidanti.al