Barcelona merr frymë, 52 milionë Euro më pak shpenzime pagash

Në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes Barcelona bëri të ditur lamtumirën zyrtare të Luis Suarez në drejtim të Atletico Madrid. Për shumë persona bëhej fjalë për një lajm të keq sportive pasi u largua një nga goleadorët e skuadrës, por financat e klubit kanë filluar të marrin frymë pasi Barcelona kurseu 23.4 milionë Euro bruto nga paga e Suarez, që ishte e treta më e lartë te skuadra pas asaj të Messit dhe Griezmann

Në këtë mënyrë, presidenti Josep Maria Bartomeu arriti që të sigurojë një kursim të mirë nga pagat e skuadrës së parë që po i mbysnin financat e klubit që u përkeqësuan pas pandemisë coronavirus që solli zerimin e disa zërave të të ardhurave që nga muaji mars

Përvec Suarez, Barcelona ka mundur të kursejë edhe nga paga e Ivan Rakitic, lojtari i 6 më i paguar me pagë 13.3 milionë Euro bruto dhe nga ajo e Vidal me 9 milionë Euro. Tani mbetet për t’u zgjidhur cështja e Samuel Umtiti dhe kjo nuk është aspak e lehtë. Mbrojtësi francez ka një pagë shumë të lartë, rreth 12 milionë Euro bruto në sezon ndërkohë që vazhdojnë ta shqetësojnë problemet në gju të cilat nuk I zgjidhi kur ishte momenti sepse donte të merrte pjesë ne Botërorin e Rusisë me Francën dhe sepse nuk i dëgjoi rekomandimet e mjekëve për t’iu nënshtruar operacionit.

Tani shitja e tij është e pamendueshme dhe opsionet e vetme që studiohen janë dhënia me huazim duke i paguar Barcelonës një pjesë të pagës, ose clirimi direkt nga detyrimet kontraktuale

Një tjetër futbollist që reduktoi shpenzimet për paga të Barcelonës ishte Nelson Semedo që kaloi te Wolverhampton edhe pse shitja e tij ishte më shumë një nevojë për të siguruar të ardhura nga kartoni i tij sesa të kursejë nga paga e portugezit që ishte 7.5 milionë Euro bruto.

Në total Barcelona ka arritur të kursejë 52 milionë Euro nga pagat dhe kufiri  ka zbritur nën 500 milionë Euro. Por në këtë pikë duhen marrë parasysh edhe ardhjet e reja në skuadës edhe pse pagat e tyre dukshëm janë shumë inmferiore në krahasim me ato të futbollistëve të larguar. Në këtë pikë pagën më të lartë e ka Miralem Pjanic

Ideja fillestare e Bartomeut ishte që të arrinte kursime nga pagat prej 100 milionë Eurosh, por nëse arrin në 70 milionë ai do të jetë shumë i kënaqur. Për më tepër për të arritur në këtë nivel kursimesh orej 100 milionësh i duhet të gjejë një akord me kapitenët e skuadrës për reduktimin e pagave për këtë sezon, që do të rimbursohet në sezonin pasardhës.

Sfidanti.al