Kur futbolli luan rolin e viktimës, ndeshjen e “trukon” Qeveria!

Kjo paska qënë alibia më e bukur që ka stisur futbolli i labirintheve ! Në vend të protestonim për lojën teatrale të Kombëtares në ndeshjen e fundit me Lituaninë,sa hap e mbyll sytë,  u shtyp butoni për një bojkot kundër Qeverisë që trukon “ndeshjen” me shtetin e lodhur të futbollit. Tamam, gati atë ditë, kur çunat e Kombëtares bonë kot ( kuptimi i bojkotit tonë ) ..sikur luajtën për fitore dhe arritën ta shponin  edhe portën e vet! Dhe në një habitat që  jetohet më mirë duke harruar turpet, kjo ndeshja me Lituaninë duket sikur na zhyt thellë  tek… Dardanelet kuqezi!

Ndaj, pyetja e momentit,( s’ka qënë kurrë Lituania), por edhe sa do ta mbajmë frymën me rebelimin gjasme të parties se futbollit ? Nuk merret vesh se çfarë loje po kurdiset  midis palëve, që aq shpesh kanë kombinuar sikur të kishin lindur për njëri-tjetrin. Një dashuri plot poza!  Njëra thërret dhe tjetra bënë sikur nuk dëgjon. Aq sa dhe rolet kanë ndryshuar ndjeshëm:  futbolli shtiret si Parti dhe ka dalë në sulm, kurse Qeveria imiton lojën e Kombëtares, kur ia ka qejfi të mos e fitojë ndeshjen! Madje, “topçinjtë”  të mësuar me diktator në këto dy dekada, edhe në ditët e bojkotit po nderojnë kultin e diktatit, duke i kërkuar takim vetëm “Romeos” së Qeverisë, zotit Rama, atë që njeh mjaft mirë “ Zhuljeta” e futbollit tonë…presidenti Duka.

Dhe në një vend të ç‘mësuar thellë  nga e vërteta, në një sport ku gjëja më e shenjtë ishte fryma e besimit, shiten mrekullisht gënjeshtrat si vlera tregu. Nga bastet që lulëzojnë më shumë kur “ndalohen me ligj”, parashikohet se “Romeo” dhe “Zhuljeta” këtë radhë nuk do të kenë fund tragjik, por një epilog  “alla shqiptar”, ku do të gjitha palët do të dehen me lumturi, sidomos futbolli që ishte i pari ne Europë qw luante prej kohwsh me stadiume bosh, i pari qw jeton pa i vwnw kushte morale vetes, dhe paska trimwrinw t’i vwrw kushte shtetit…

Sfidanti.al