Kanë kaluar 8 muaj nga aksidenti tragjik ku humbi jetën Kobe Bryant, por bashkëshortja e tij Vanessa ka vendosur t’i shkojë deri në fund luftës së saj për drejtësi. Kështu të enjten e kaluar Vanessa prezantoi një padi ndaj Departamentit të Sherifit të Los Angeles për fotografitë e kryera nga agjentët në vendin e aksidentit.
Ajo shqetësohet për faktin se vajzat e saj mund të gjejnë pamje imazhe shumë të rënda. Meksikania e bëri padinë e saj për neglizhencë dhe dhunim të privatësisë, sepse pas aksidentit të paktën 8 agjentë përdorën telefonët e tyre për të bërë fotografi personale të viktimave, 3 nga të cilat ishin të moshës minorene.
Në dokument theksohet gjithashtu se një prej zyrtarëve ia tregoi imazhet një gruaje në një bar. Këtë e konfirmoi një nga kamarierët e lokalit që dëgjoi bisedën dhe lajmëroi menjëherë autoritetet në mënyrë që të merrnin masat e duhura.
Ndërkaq sherifi Alex Villanueva në një intervistë për NBC4 tha se u sigurua që fotot të mos ekzistonin në vend që të ndëshkonte agjentët e tij.
Sfidanti.al