Bayern-Schalke, sa kritika për drejtuesit, injoruan masat anticovid

Sezoni në Bundesligë është i ri, por Bayerni nuk ka ndryshuar aspak teksa bëri Schalken viktimë të radhës së tij duke e vënë para për ta mundur me rezultatin e thellë 8-0. Por pavarësisht kësaj në këtë ndeshje u krijua një situatë që provokoi kritika të shumta si nga tifozët ashtu edhe nga ministria e Shëndetësisë së landit të Bavarisë.

Sfida mes Bayernit e Schalkes u zhvilla në një Allianz Arena të boshatisur dhe drejtuesit e të dy klubeve ishin ulur bashkë pa respektuar distancën e sigurise e pa maska në fytyrë dhe e gjithë kjo në një moment kur kanë filluar të rriten sërish rastet me coronavirus

Melani Huml, ministrja e shëndetësisë së Bavarisë në një deklaratë të saj për portalin tz.de tha se do të ishte më mirë që drejtuesit e klubeve të mos uleshin bashjë pasi kishte hapësira mjaftueshëm për të gjithë. Oliver Kahn, një prej drejtuesve të Bayernit u kundërpëgjigj teksa u mbrojt nga akuzar duke thënë se në impiantet publike si në restorante lejohen grupe deri në 10 persona. Huml ndërhyri sërish duke theksuar se urdhri kërkon që të ruhet një distancë prej të paktën 1.5 m mes personave në eventet sportive në nivel kombëtar

Ndeshja mes Bayernit dhe Schalkes fillimisht u mendua të luhej në praninë e 7500 personave në stadium që është 10% e kapacitetit të Allianz Arena, por rritja e rasteve me Covid në Bavari bënë që autoritetet në Mynih të tërhiqen nga ky vendim dhe të dekretonin zhvillimin e saj me dyer të mbyllura.

Sfidanti.al