Turpi i kupës mbeti prapa, Gjasula e nisi me fitore Bundesligën e dytë!

Hamburgut i takon që të fitojë, edhe pse u bënë dy vjet që po dështon. Klaus Gjasula shpreson që ky të jetë sezoni i duhur, dhe të paktën Bundesliga e dytë u nis me fitore. Ishte e vështirë, por e merituar, arritur në shtëpi ndaj Fortunës së Dyseldorfit me shifrat 2-1. Sulmuesi Teroda, i ardhur në verë ashtu si Gjasula për të rritur përvojën, shënoi të dy golat me asistë të dhënë nga i njëjti lojtar, Duxhiak. Arritje tjetër për Gjasulën ishte që nuk mori karton të verdhë, siç e ka zakon. Ai nuk ishte kapiten, por luajti për 90 minuta, dhe është i kënaqur që të paktën eleminimi turpërues në Kupën e Gjermanisë u la pas.

Sfidanti.al